Aktualitet dhe LajmeDibër të MadheDonacione dhe KontributeFesta dhe EventeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriPersonalitete

Arbër Hajdari shpallet “Qytetar Nderi” i Dibrës

Share

Arbër Hajdari shpallet “Qytetar Nderi” i Dibrës

Dibra ka nderuar sot një nga personalitetet më të shquara të aktivizmit social dhe humanitar, Arbër Hajdarin, duke i akorduar titullin “Qytetar Nderi i Dibrës”. Këshilli Komunal i Dibrës, me propozim të kryetarit të komunës, Hekuran Duka, ka miratuar këtë vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe zhvillimin e vlerave shoqërore.

Ceremonia u mbajt në sallën e këshillit, ku morën pjesë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ministra, deputetë, anëtarë të këshillit komunal, kryetarë shoqatash nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shokë, miq, familjarë, qytetarë dhe personalitete të tjera të rëndësishme.

 

Ky vlerësim i jepet Hajdarit për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ndihmën humanitare dhe mbështetjen e familjeve në nevojë përmes Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.

Shenim: Foto te huazuara nga FB i kryetarit te Komunë së Dibrës z. Hekuran Duka

Back to top button