Aktualitet dhe Lajme

Sylvinho komenton listën: Kemi dëmtime, por edhe të tjerët vuajnë, ka tepër lojtarë në krahun e majtë

Share

Në një konferencë për mediat, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka komentuar 26 lojtarët e zgjedhur për sfidat me Anglinë dhe Andorrën.

Ai u ndal te zgjedhjet e bëra, duke shpjeguar mungesat e Seferit dhe Mehmetit, teksa tregoi dhe gjendjen e Ardian Ismajlit dhe Armando Brojës, të cilët sapo janë rikthyer nga dëmtimet që kanë kaluar.

“Kemi dëmtime, por edhe nga kampi tjetër, edhe ata vuajnë. Janë dy ndeshje shumë të ndryshme. Anglia është një nga skuadrat më të mira në botë. Kanë një nga trajnerët me nivelin më të lartë. Unë shqetësohem për të dyja sfidat. Të dyja ndeshjet do i përgatisim mirë, si nga ana fizike, ashtu edhe futbollistike. Edhe lojtarët do të përgatiten mirë.

Seferi? Në aspektin strategjik të dy ndeshjet e radhës, mendoj se kemi më tepër lojtarë në krahun e majtë. Seferi ka një rrugëtim të mirë me kombëtaren, jep gjithçka në fushë. Por ne nisim një vit shumë të rëndësishëm, kemi një ëndërr për të shkuar në Botëror. Dua të jap një përgjigje për lojtarët e tjerë, si Seferi, Mehemti, mund të mos jenë ftuar, por mund të jenë pjesë e Kombëtares në sfidat e radhës”, u shpreh Sylvinho.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button