Aktualitet dhe Lajme

Artan Hoxha: Vendim i Apelit të GJKKO ekzemplar! Kryetarit të bashkisë Tiranë i kanë shtuar nivelin e sigurisë në qeli

Share

Analisti Artan Hoxha foli sot në emisionin “Log” në News 24 me moderator Endri Xhafon lidhur me vendimin e Apelit të GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Veliajt duke e lënë atë në burg.

Hoxha e cilësoi vendimin e Apelit të GJKKO, si një vendim ekzemplar, ndërsa tha se në një situatë normale Veliaj mund të hetohej edhe në masën arrest shtëpie.

Hoxha tha se sipas burimeve të tij, ai ka mësuar se në qelinë ku ndodhet Veliaj është rritur niveli i sigurisë, duke i kufizuar atij komunikimin me familjarët e tij.

Artan Hoxha: Rasti i Veliajt është rasti me i rëndësishëm qe SPAK ka pasur ne duar, sepse është zyrtari i pare i atij niveli qe arrestohet ne detyre. Vendimi i apelit është vendim ekzemplar, nuk mbaje mend mase sigurie te shkoje 72 ore, është e thjeshte, është procedure. Ne një situate normale kryetari bashkisë mund te hetohej edhe ne shtëpi, arresti ne shtëpi dhe ne burg është ekuivalent. Por provat e reja bene qe prokurorët te këmbëngulin që ai te mbahet ne burg…Apeli dhe ti jepte arrest shtëpie e njëjta gje është. I kane forcuar edhe nivelin e siguresë, te komunikimet qe ai ka me personat jashtë burgut. SPAK mendon se Veliaj është në gjendje të mund të helmojë provat edhe në burg.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button