Zgjodhi PD, flet Julia Ilirjani: Rama është fodull, asgjë s’di të bëjë

Në një intervistë për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, aktorja e njohur Julia Ilirjani foli në lidhje me kandidaturën e saj në listën e PD, por jo vetëm.
Teksa u pyet pse zgjodhi berishën dhe jo Ramën aktorja e cilëson kryeminstrin e vednit si një fodull që nuk di të bëjë asgjë.
Julia: Erdhi fare natyrshëm. Unë nuk e kam menduar ndonjëherë veten në politikë. Kam marrë gjithmonë informacion se çfarë ndodh në politikë. Kur u futa në “BBV” u futa për të bërë një lojë timen. E gjeta veten që me etiketuan si një person që isha për të dhënë mesazhe. Mendoj që kjo ka filluar idenë ta shfaq veten time në gjithë dimensionin tim.
Pse me Partinë Demokratike?
Julia: Rinia e viteve ’90 jemi blu. Unë e besoj që PD do kthehet dhe mendoj që është e domosdoshme. Shqipëria po kthehet ne diktaturë. Çdo lider që rri kaq gjatë dhe pretendon të rrijë ende… Unë në Shqipëri shoh prindër që duan t’i çojnë fëmijët jashtë. Intelektualëve të Shqipërisë nuk i del rroga. Të gjithë njerëzit në Tiranë janë të ngrysur. Njerëzit duhet të ngrihen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.
Çfarë do i thoshte Edi Ramës?
Julia: E kam injoruar Ramën që në shkollë. Ka qenë gjithmonë fodull. Tërhiqu se na lodhe as pikturën s’e bërë, as politikën s’po e bën. Unë do të ftoj artistët, gratë, komunitetet. Egla Cenon do ta ftoj të japë mendimet e saj.