Berisha për Dashnor Sulën: Zgjodhe Tikun, por ke kohë akoma ta mendosh

Lideri demokrat Sali Berisha, i ka shtrirë dorën deputetit Dashnor Sula, i cili hyn në zgjedhje si kandidat për ligjvënës në listën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Dashnor Sula, doli kandidati më i votuar në Primaret e PD-së në qarkun e Elbasanit, por vendimi i Berishës për ta lënë jashtë listës së mbyllur, bëri që Sula të largohej edhe nga lista e hapur.
Berisha thotë se vendimi i Sulës për t`u bashkuar me Adriatik Lapajn ishte i gabuar, por sipas tij ka sërish kohë që ta mendojë.
Berisha: Sa i përket deputetit që thatë ju, ai bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe shkoi në punën e vet, nuk kam çfarë të them bëri gabim por prapë ka kohë ta mendojë.
Berisha ndodhej sot në Elbsan me rastin e Ditës së Verës, nga ku përcolli një urim për të gjithë shqiptarët.