Aktualitet dhe Lajme

Aksident në Fier/ Motori përplaset me automjetin, plagoset drejtuesi

Share

Mëngjesin e sotëm, një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Libofshë. Sipas informacioneve, një motomjet është përplasur nga një automjet tip “ Opel” dhe si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërkohë nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të plagosurit.

Ky aks rrugor njihet si njollë e zezë për aksidentet, ku përfshihen motomjetet pasi ka patur raste të shpeshta.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button