Seanca në Apelin e GJKKO/ Çfarë përmbanin provat e reja të paraqitura nga SPAK? (Bisedat e Veliajt)

Vijon seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme, për ankimimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, mbi masën e sigurisë arrest me burg.
Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar se në provat e reja të paraqitura dje nga prokurorët e posaçëm, ne biseda me familjarët dhe persona të tjerë në paraburgim, Veliaj ka organizuar sulme të orkestruara ndaj njerëzve të drejtësisë.
Për këtë arsye sipas tyre paraqet rrezikshmëri, por ka dyshime të forta se mund të ndikojë dëshmitarët dhe të prishë provat.
Në vazhdën e provave të reja sipas burimeve brenda seancës, janë paraqitur edhe kontrata fatura dhe transaksione bankare që lidhen kryesisht me kompanitë e kontralluara në mënyrë të tërthortë apo drejtpërdrejtë nga Ajola Xoxa.
Avokatët kanë kundërshtuar provat e reja e paraqitura dje nga prokurorët e posaçëm.