Aktualitet dhe Lajme

Shndërrimi i sfidave në mundësi/ Begaj merr pjesë në Forumin Global Baku 2025

Share

Këtë të mërkurë, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, është nisur për në Baku të Azerbajxhanit, ku do të marrë pjesë në Forumin e 12-të Global.

Kreu i Shtetit do të ketë një fjalim të posaçëm në forum, i cili këtë vit trajton çështjen: “Rishikimi i Rendit Botëror: Shndërrimi i sfidave në mundësi”.

Në axhendën e presidentit Begaj, janë parashikuar edhe takime të veçanta me liderët pjesëmarrës në forum.

Drejtues shtetesh dhe qeverish, liderë politikë dhe aktivistë me ndikim botëror mblidhen çdo vit në Forumin Global Baku, ku diskutojnë dhe adresojnë zgjidhjen e sfidave më urgjente të kohës.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button