Aktualitet dhe Lajme

Ukraina dhe Rusia në armëpushim 30 ditor, SHBA nis përsëri shpërndarjen e ndihmave për Kievin

Share

Ukraina ka rënë dakord të pranojë një armëpushim 30-ditor me Rusinë pas bisedimeve të zhvilluara në qytetin saudit të Jeddah, ditën e sotme me përfshirjen e një delegacioni të SHBA-së, nën drejtimin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio.

Marrëveshja është arritur pas më shumë se tetë orë negociatash midis zyrtarëve ukrainas dhe atyre amerikanë dhe synon të sjellë një periudhë të qetësisë dhe t’i japë fund luftimeve mes dy palëve.

Gjithashtu, në një deklaratë të përbashkët Ukraina dhe SHBA-ja janë shprehur se ky armëpushim mund të zgjasë me marrëveshje të ndërsjelltë dhe që është subjekt i pranimit dhe zbatimit të njëkohshëm nga Federata Ruse.

“Ukraina shprehu gatishmërinë për të pranuar propozimin e SHBA-së për të miratuar një armëpushim të menjëhershëm, të përkohshëm 30-ditor, i cili mund të zgjatet me marrëveshje të ndërsjellë të palëve, dhe që është subjekt i pranimit dhe zbatimit të njëkohshëm nga Federata Ruse”, thuhet në deklaratën e tyre.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button