TikTok “merr fund” në Shqipëri, zbulohet data kur do të mbyllet

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka nxjerrë datë zyrtare në lidhje me mbylljen e aplikacionit të “TikTok”-ut.
Sipas njoftimit, ata kanë kërkuar se platforma duhet të mbyllet në datën 13 mars në territorin shqiptar, duke ndërmarrë tre pika kryesore.
Njoftimi i AKEP:
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) me shkresën nr. 1196 prot., datë 10.03.2025 (administruar në AKEP me nr. 359/2 prot., datë 10.03.2025), ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar, duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme:
Bllokimi i IP-ve të TikTok në territorin e Shqipërisë.
Bllokimi i DNS-ve te TikTok në territorin e Shqipërisë.
Bllokimi i SNI (Server Name Indications) të TikTok në territorin e Shqipërisë.