Aktualitet dhe Lajme

Statistika/ Juventusi nuk mundej në Torino 4-0 që prej 1967-ës

Share

Juventusi nuk mundej në shtëpi me shifrat e thella 4-0 që prej 22 tetorit të 1967-ës.

Në atë ditë luhej derbi i Torinos dhe ishin rivalët e urryer, ata që i shkaktuan “Zonjës” humbjen turpëruese. Tre golat e Nestor Kombin dhe një i Karelit “vulosën” fitoren e madhe të Torinos.

Ndërsa hera e fundit kur Juventusi pësonte katër gola në shtëpi ishte ajo e 2011-ës kur Parma e mundi 4-1. Golin e nderit të bardhezinjve e shënonte Legrotalje ndërsa për miqtë shënuan emrin në tabelë lojtarë si Xhovinko (dy gola) Krespo dhe Paladino.

Në Champions për herë të fundit Juves i ka shënuar katër gola Bajerni i Mynihut. Nën drejtimin e Van Gal bavarezët mundën “Zonjën e vjetër” 4-1 më 8 dhjetor të 2009-ës.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button