Aktualitet dhe Lajme
Moti bën kthesën drastike/ Meteorologia Tanja Porja zbulon çfarë na pret këtë javë

Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga dita e nesërme do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin.
Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në 24 gradë.
“Kthjellime dhe vranësira, por nga nesër mot i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Do të ketë reshje shiu kryesisht në veriperëndim. Nga nesër dhe në vijim moti i paqëndrueshëm. Rrebeshe afatshkurtra të martën. Kryesisht në veri dhe në qendër. Termometri do të shënojë 24 gradë. Temperatura shumë të larta”, deklaroi Porja në A2 CNN.
E njëjta tablo sinoptike, sipas meteorologes, është edhe në rajon, ku nga nesër do të nisin reshjet e shiut dhe rrebeshet.