Aktualitet dhe Lajme

Trump: Zelensky mori para nga administrata e Biden si karamele nga një fëmijë

Share

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar sërish homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, duke thënë se ai është mosmirënjohës ndaj SHBA-ve për ndihmën ushtarake të dhënë në tre vite.

Në një intervistë në Fox News, Trump tha se presidenti ukrainas mori para nga administrata e Joe Biden “si karamele nga një fëmijë”.

“Unë nuk mendoj se ai është mirënjohës.

Ne i dhamë 350 miliardë dollarë dhe ai flet për faktin se janë ata që po luftojnë dhe janë të guximshëm sepse dikush duhet të përdorë armë”, tha Trump.

Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se ai ka qenë “shumë i ashpër me Rusinë, më i ashpër se kushdo që ka qenë ndonjëherë me Rusinë”.

Pas përplasjes mes Zelenskyt dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë, SHBA pezulloi ndihmën ushtarake dhe shkëmbimin e inteligjencës me Kievin.

Por ditët e fundit ka pasur shenja të zbutjes së marrëdhënieve të tensionuara, dhe ekipet negociatore të dy vendeve do të takohen në Arabinë Saudite javën e ardhshme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se do të shkojë në vendin e Lindjes së Mesme të hënën për të takuar Princin e Kurorës Mohammed bin Salman.

Pas vizitës së tij, ekipi ukrainas do të qëndrojë në Arabinë Saudite për të punuar me partnerët amerikanë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button