Sali Berisha: Institucionet po djegin dokumentet, gjurmët do gjenden dhe në Hënë, Veliaj qëndrim banditesk ndaj Olsi Dados

Ish-kryeministri njëkohësisht dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar autoritetet për përpjekje të fshehjes së provave, teksa tregoi me video sot disa dokumente që po largoheshin nga Bashkia e Tiranës.
Sipas Berishës, kjo është vetëm maja e ajsbergut, dhe tha se situatë të ngjashme ka edhe në Ministrinë e Brendshme e të Jashtme, ku ai thotë se ka ndodhur një përpjekje për të fshirë gjurmët e krimit.
Berisha ka akuzuar Erion Veliajn për intimidim të prokurorit të dosjes, Olsi Dado, ku ka kërkuar që ky qëndrim të denoncohet si një “akt banditesk”.
Ai ka paralajmëruar se do të shqyrtohet mundësia që të shtohet edhe akuza për “mashtrim publik” në këtë dosje.
Sali Berisha: Sot pamë disa dokumente që po largoheshin nga Bashkia Tiranë. Ajo që pamë sot është maja e ajsbergut. Ajo ka ndodhur tek Ministria e Lubi Ballukut, te Ministria e Brendshme, e Jashtme. Një përpjekje e ethshme për t’u fshehur, me grisje dhe djegie dokumentesh. Gjurmët e krimit do gjenden dhe në Hënë. Jam këtu për të dënuar Griseldën bis të Lali Vjedhësit. Veliaj ka intimiduar prokurorin e dosjes. Veliaj mbajti qëndrim banditesk ndaj prokurorit Olsi Dado.
Veliaj do denoncohet për mashtrim publik. Do shikohet mundësia që kësaj dosje t’i shtohet edhe ajo e Griseldës. Nesër nis përpunimi i akt akuzës ndaj Veliajt.