Durrës, arrestohet Pllum Daci, ishte dënuar në Itali me 14 vite burg për tentativë vrasje, grabitje e kanosje

“Bazuar në informacionet e marra se një shtetas në kërkim do futej në Portin e Durrësit me qëllim tërheqjen e një automjeti të dërguar nga jashtë shtetit nga të afërm të tij , kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Five Charges”.
Si rezultat i forcimit të kontrolleve të ushtruara në hyrje – dalje në PKK Port Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Five Charges”, nga shërbimet e Stacionit te Policisë Kufitare Porti Durrës në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi, shtetasi Pllum Daci, 52 vjeç, banues ne Kamëz, Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjykata e Napolit/Itali e ka dënuar ketë shtetas me 14 vjet e 10 muaj burg (mbetur për te kryer 13 vjet e 9 muaj burg) për veprat penale “Tentativë vrasje” ” Grabitje” ” Kanosje” ” Vjedhje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga nenet e Kodit Penal Italian. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.