Aktualitet dhe Lajme

“Kemi dhuruar 35 mld dollarë sepse kishim një president budalla”, Trump: Ukraina duhet të na japë mineralet e rralla dhe naftën për ndihmën ushtarake

Share

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar sot se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë 350 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, duke kritikuar administratën e mëparshme dhe ish-presidentin Joe Biden për menaxhimin e kësaj ndihme.

Në një deklaratë të bërë sot, Trump theksoi se ndihma amerikane është dhënë pa asnjë kthim, ndërsa vendet evropiane kanë ofruar mbështetje në formën e kredive, të cilat pritet të rikthehen.

Ai shtoi se synon të kërkojë kompensim për këtë ndihmë të dhënë, duke përfshirë akses në minerale të rralla dhe naftë nga Ukraina.

“Shtetet e Bashkuara kanë dhënë 350 miliardë dollarë sepse kishim një president budalla dhe administratë të paaftë… Evropa i dha në formën e një kredie. Ata marrin paratë e tyre prapa. Ne e dhamë atë në formën e asgjësë. Kështu që unë dua që ata të na japin diçka për të gjitha paratë që kemi dhuruar. Dhe unë do të përpiqem të zgjidh luftën, dhe do të përpiqem të mbaroj gjithë atë vdekje. Pra, ne po kërkojmë minerale të rralla dhe naftë, gjithçka që mund të marrim”, tha Trump.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button