
Pak minuta më parë, një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën, ku sipas informacioneve, një i ri ka ekzekutuar të dashurën e tij e më pas veten.
Nga raportimet e para mësohet se në lagjen “Mark Lula”, në zonën e njohur si fusha e druve, janë dëgjuar krisma armësh.
Raportohet se një djalë, ka vrarë të dashurën dhe më pas dhe veten dhe të dy ishin brenda një makine.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, por ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.
Reklama
