Aktualitet dhe Lajme
Shpallet në kërkim një 34-vjeçar, ka fyer një gazetare në rrjetet sociale
Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, dyshohet se shtetasi me inicialet N. K., nëpërmjet rrjeteve sociale ka fyer dhe kërcënuar një gazetare.
“Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Krimit Kibernetik shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit N. K., 34 vjeç, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale, ka postuar video live duke kërcënuar dhe fyer një gazetare”, njofton policia.