Aktualitet dhe Lajme

Rama në Kuvendin Kombëtar Rinor të PS: Do fitojmë mandatin e katërt, i jemi afruar oborrit të BE falë punës së mbi një dekade

Share

Kryeministri Edi Rama foli sot në Kuvendin Rinor të Shqipërisë për zgjedhjet e 11 Majit, ku u shpreh i bindur se PS do të fitojë sërish në këto zgjedhje, duke siguruar në këtë mënyrë mandatin e katërt.

Rama: Falenderoj të gjithë djemtë dhe vajzat që janë të pranishëm këtu dhe për ata që folën.

Falë tyre, PS do marrë mandatin e 4 për të ngjitur atdheun e përbashkët në majën e lartë të 2023, aty ku Shqipëria do të jetë më në fund si gjithë Evropa.

Në atë majë, ne do ta vendosim përgjithnjë flamurin tonë kombëtar, aty ku është oborri i shtëpisë së familjes europiane.

Aty ku do të hyjmë si të barabartë mes të barabartësh.

Pas më pak se 100 ditësh, shqiptarët do të na mbështesin më shumë se asnjëherë më parë, jo se jemi më të mirët, edhe pse më të mirë se ne nuk ka, por sepse Shqipëria më shumë se kurrë i është afruar asaj maje.

Shqiptarët duhet të dinë që atë majë që tani e shohim me sy, e afroi vizioni, skuadra, përpjekja e jashtëzakonshme e të gjithë këtyre viteve, nuk e afroi koha.

Ne vumë në vend dinjitetin e Shqipërisë në sytë e botës. Ja ku është Shqipëria falë asaj që kemi bërë në një dekadë, përballë stëkëmbëshave dhe betejave.

Në një vend, ku të gjithë duan të vijnë ta vizitojnë. Që në më shumë se një dekadë rriti me dy herë prodhimin e brendshëm.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button