Aktualitet dhe Lajme

Mund të godasë tokën në vitin 2032, ESA gjurmon asteroidin

Share

Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) ka nisur monitorimin e një asteroidi të sapo zbuluar, i cili sipas llogaritjeve ka një mundësi prej 1.2% për të goditur Tokën në dhjetor të vitit 2032.

Asteroidi, i koduar si 2024 YR4, u identifikua për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar falë një teleskopi të specializuar në Kili. Sipas ekspertëve, madhësia e tij varion nga 40 deri në 100 metra, dhe nëse do të godiste Tokën, mund të shkaktonte dëme të konsiderueshme në zonën e impaktit.

ESA ka sqaruar se asteroidët e kësaj përmase përplasen me Tokën në një frekuencë prej disa mijëra vitesh. Për momentin, ky objekt është klasifikuar në Niveli 3 të shkallës së Torinos, e cila mat rrezikun e ndikimit të trupave qiellorë mbi planetin tonë. Kjo shkallë varion nga 0, pa rrezik deri në 10 një katastrofë e mundshme globale.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button