Arrestimi i nipit të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, zbardhen detaje
Janë zbardhur detaje në lidhje me arrestimin e 24-vjeçarit Ariel Rraja, nipi i ish deputetit Rrahman Rraja, gjatë operacionit antidrogë që Policia e Tiranës ka zhvilluar në fshatin Luz të Fushë-Krujës mbrëmjen e se mërkurës.
Policia ka pasur informacione për dy persona që po transportonin lëndë narkotike dhe ka shkuar për të bërë arrestimin e tyre (Kujtim Ukaj dhe Abdurrahman Rizvani që kapën me 60 kg kanabis).
Por operacioni i policisë ka hasur kundërshtimin e Flamur Rrahjas dhe Ermal Tufës, pasi kanë pretenduar që policia të mos ndërhyjë në ‘zonën e tyre’.
Efektivët e policisë, kanë pikasur aty dhe Ariel Rrajan dhe kanë bërë arrestimin e tij, duke hasur sërish me kundërshtimin e Flamur Rrajas, i cili tashmë është proceduar në gjendje të lirë për kundërshtim të punonjësve të policisë së bashku me Ermal Tufën.