Mes jetës dhe vdekjes, kryepeshkopi Anastas Janullatos prej disa orësh në sallën e operacionit
Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos është përkeqësuar. Mjekët grek janë detyruar që të fusin në sallën e operacionit Fortlumturisë së Tij, për t’i shpëtuar jetën.
Edhe pse mbrëmjen e djeshme u fut në intubim, burime për Neësbomb bëjnë me dije se Anastas Janullatos ndodhet aktualisht prej disa orësh në sallën e operacionit.
Kryepeshkopi Anastan Janullatos u shtrua fillimisht në spitalin e Tiranës teksa kishte paraqitur shenja gripale. Gjendja e tij shëndetësore erdhi duke u përkeqësuar dhe u vendos që të nisej drejt Athinës për të marrë një trajtim më të specializuar.
Trasferimi i tij për në Athinë u krye nga një një avion C-27 të Forcave Ajrore, ndërsa në krah të Kryepeshkopit ndodheshin një mjek dhe dy anëtarë të ekipit të personelit mjekësor fluturues të EKAV-së.
Sakaq, Primatët e Kishave Orthodhokse të botës kanë dërguar letra, ku shprehin lutjet e tyrë për shërimin sa më të shpejtë të kryepeshkopit Anastas.
Ndër to është edhe Patriarku i Jeruzalemit z. Theofil, me letrën e Tij ndër të tjera shkruan:
“Prandaj, i lutemi Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, që u lind në shpellë dhe u vendos në grazhd, t’Ju japë shërim të shpejtë dhe rikthimin e plotë të shëndetit për të vazhduar, me forcë të patundur, shërbesën Tuaj të shenjtë kryepriftërore, baritore dhe misionare, të vlefshme dhe të dashur nga Perëndia, për të mirën e Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe të të gjithë orthodhoksëve të bekuar.
Ju përqafojmë me puthje të shenjtë nga Shpella Perëndipritëse dhe e Shenjtë”.