Aktualitet dhe Lajme

Humbën jetën nga rrjedhja e gazit, pronari jetonte në Greqi, bashkë me të afërmin do të bënin riparime në banesë TPZ

Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë ku dy persona kanë humbur jetën.

Altin Maksuti dhe Vladimir Bengu të cilët ishin të afërm mes tyre u asfiksuan nga rrjedhja e gazit në banesën e tyre, në rrugën ‘Marije Kraja’.

Sipas policisë, bëhet fjalë për rrjedhje gazi të shkaktuar nga bombola e ngrohjes. Pronari i banesës jetonte në Greqi dhe kishte shkuar së bashku me të afërmin e tij për të kryer riparime në banesë. Të dy personat kanë qëndruar në banesë dhe kanë qenë familjarët ata që kanë njoftuar policinë pasi nuk iu përgjigjeshin thirrjeve në telefon.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button