Aktualitet dhe Lajme

Mosbindja civile e PD/ Nard Ndoka: Do ia nxijmë jetën Ramës!

Share

Nard Ndoka tha se mosbindja e sotme civile e opozitës, e cila konsistoi në bllokimin e 6 akseve rrugore nga veriu në jug të vendit, është sensibilizuese, për të treguar se në Shqipëri ka një problem, për faktin se kryeministri ka bllokuar sistemin. I pyetur nëse me këtë formë proteste do të ndryshojë qasja e kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës, Ndoka u shpreh se shefi i qeverisë është i papërgjegjshëm. Gjithashtu Ndoka tha se ai nuk hyn në kategorinë e politikanëve që beson se Rama rrëzohet me 1 apo 2 protesta. Sakaq, Ndoka nuk kurseu as batutat duke thënë se ambulanca e tretë, së cilës protestuesit i hapën rrugën te Kthesa e Kamzës ka kryeministrin brenda.

“Protesta ishte sensibilizimi në tërësi. Ishte një plan i mire koordinuar me të gjithë aktorët politikë, duke vendosur edhe një lloj standardi për ne pasi mosbindja civile ka forma dhe mënyra nga më të ndryshmet, nuk është vetëm përplasje, ballafaqime, dhunë. Nuk është ky qëllimi ynë. Por nëse ne kemi një kryeministër përballë që nuk reagon nga këto protesta. Nëse ai nuk e kupton me prova dhe fakte që në Durrës ka tre deputetë që kanë dalë me vota të grupeve kriminale.

Një kryeministër i kapur në përmasa të tilla kriminale, që është diktuar nga grupet kriminale për të futur një kandidat në listë, ai duhej të largohej menjëherë. Ne kemi përballë një kryeministër të papërgjegjshëm. Unë nuk besoj asnjëherë që ia ndjen kryeministrit por kjo është më tepër për sensibilizimin e qytetarëve, të ndërkombëtarëve për t’i treguar se në Shqipëri ka një problem të thellë në jetën politike. Ka një shqetësim nga opozita por edhe nga qytetarët. Kjo është ajo që pritet nga protesta. Nuk hyj te ata politikanë që mendojnë se me 1, 2, 3 protesta do ta rrëzojmë qeverinë, por pa diskutim që duhet këmbëngulje dhe përballje e vazhdueshme. Kjo është me Edi Ramën, se Edi Rama është me apandesit, e kapi”, tha Ndoka.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button