Aktualitet dhe Lajme

Efektivi Roven Zeka dhunon protestuesit e opozitës në Elbasan (VIDEO)

Share

Rreth-rrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, ishte zona më e tensionuar e protestës së opozitës, e cila për 3 orë paralizoi qarkullimin e automjeteve nga veriu në jug të vendit.

Gjatë aksionit të opozitës jo pak herë, protestuesit u provokuan nga policia e cila me urdhër nga lart e kishte porosinë e qartë: Të provokojë dhe të dhunojë protestuesit.

Gjatë protestës, polici Roven Zeka, pati përplasje të ashpër me deputetin demokrat, Tomorr Alizoti i cili po i kërkonte llogari përse policia shtyn dhe dhunon protestuesit.

“E zgjidhim ne atë punë”, ishte përgjigja prej të “forti” i kryepolicit të Elbasanit Roven Zeka, i cili pas përfundimit të protestës nisi “ushtrinë” për të arrestuar qytetarët, të mitur, gra dhe eksponentë të Partisë Demokratike.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button