Aktualitet dhe Lajme

Reforma në Drejtësi, Rama nga Amerika: Politikanë me profil të lartë po përballen me ligjin

Share

Nga Nju Jorku gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në SHBA, Kryeministri Edi Rama ka thënë se 11 vite më parë para se të merrnin pushtetin socialistët, Shqipëria lëngonte nga një sërë problemesh.

Kryeministri renditi disa të tilla, që nga shëndetësia, administrata publike, bujqësia etj.

Por si arritjen më të madhe, që zuri edhe peshën e fjalimit të Ramës, Kryeministri renditi Reformën në Drejtësi, që sipas tij sot njerëz me pushtet të profilit të lartë politik janë përballur me ligjin.

“Njerëz të veshur me pushtet politik i janë nënshtruar forcës së ligjit të barabartë për të gjithë, pavarësisht pozicionit apo lidhjes së tyre me partitë politike qoftë në qeveri, qoftë në opozitë. Kurrë më parë një individ me profil të lartë politik nuk është hetuar, gjykuar dhe as dënuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika.

Sot historia e partisë në pushtet që kontrollon drejtësinë ka marrë fund dhe unë jam krenar që me votën e shqiptarëve udhëhoqëm një reformë të thellë në drejtësi të cilën nuk e ka bërë asnjë nga vendet e reja anëtare të BE përpara se sa të hynte në BE.

Jam krenar që me kurajo ne bëmë atë që asnjë forcë politike dhe asnjë pjesë e pushtetit politik në Shqipëri nuk e bëri dot. I hoqëm duart e pushtetit politik nga drejtësia. Dhe e bëmë me vetëdijen e plotë për koston e pashmangshme politike të goditjeve që drejtësa e re po jep edhe në vetë radhët tona ku askush nuk është më i paprekshëm. Ky është investimi më i madh politik i PS të shekullit të ri”, theksoi Kryeministri Edi Rama.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button