Shqiptarët demokratë presin me protestë Edi Ramën në New York

Share

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët e Amerikës. Pas pak, rreth orës 11:00 me kokën lokale (17:00 me orën tonë), kreu i qeverisë shqiptare ka paralajmëruar se do të mbajë një takim me diasporën në New York.

Por, shqiptarët demokratë kanë vendosur të presin kreun e qeverisë shqiptare me protesta. Dhjetëra shqiptarë, të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbledhur dhe u kanë bërë thirrje bashkëkombasve të tyre që të mos i besojnë kryeministrit Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.

“Mos iu besoni këtyre njerëzve, o popull ju lutem mos i besoni”, dëgjohet të thotë një prej shqiptarëve i cili prej vitesh ka braktisur Shqipërinë dhe së bashku me familjen jetojnë dhe punojnë në New York.

“Unë jam këtu në Amerikë me gjithë të mirat. Shoqet e mia që kanë mbaruar dy universitete nuk kanë bukë të hanë, janë me 120 mijë lekë pension”, tha një protestuese tjetër, Flutur Zavalina.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama

Related Articles

Back to top button