Aktualitet dhe Lajme

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 43 mijë numri i viktimave

Share

Ministria e shëndetësisë në Gaza ka përditësuar numrin e viktimave. Sipas saj të paktën 42,924 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i konfliktit me Izraelin më shumë se një vit më parë.

Në përditësimin e saj të fundit, ministria e shëndetësisë thotë se 100,833 njerëz janë lënduar si rezultat i luftës në Gaza.

Izraeli nisi një fushatë për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të një sulmi të paprecedentë nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button