Aktualitet dhe Lajme

Tërmeti në jug të vendit/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Epiqendra në fshatin Kuman, Bashkia Fier, nuk raportohen probleme

Share

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar lidhur me tërmetin që godit mbrëmjen e sotme në jug të vendit.

Agjencia bën me dije se rreth orës 19:32:42 është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8. Po ashtu në njoftim shtohet se epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km.
Gjithashtu shtohet se nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë.

POSTIMI:

Sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, më datë 25.10.2024, në orën 19:32:42.

Epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km.

Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button