Aktualitet dhe Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Share

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërsa një 47-vjeçar u vu në pranga pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. V., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin F. S., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button