Aktualitet dhe Lajme

I arrestuar për abuzim me fondet e BE-së, Beqaj mohon akuzat para togave të zeza

Share

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij, të arrestuar për abuzime me fondet e Bashkimit Europian, kanë dalë para gjykatës që në orën 12:30 këtë të shtunë. Mësohet se ish-ministri ka mohuar akuzat gjatë dëshmisë në sallën e gjyqit në GJKKO. Seanca vijon të zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e medias. Pas mbrojtjes së Beqajt do të vijojë mbrojtja e të akuzarve të tjerë.

Dje, Gjykata nuk i verifikoi dot 8 masat e sigurisë, mes tyre edhe ndaj ish-funksionarit Ilir Beqaj, të identifikuar si shpërdorues të fondeve të Bashkimit Europian, përmes prokurimeve dhe shërbimeve fiktive që aprovoheshin nga SASPAK. Avokatët e tyre kërkuan kohë shtesë për të studiuar aktet hetimore të prokurores dhe për këtë shkak gjyqtarja e shtyu seancën për sot.

Kujtojmë se arrest me burg është vendosur për Ilir Beqajn ish-ministër dhe ish-drejtor i SASPAC, bashkëpunëtorin e tij Ermal Kurtulaj, koordinator i projektit EUSAIR, dhe Alfred Nikollën, drejtori Administrativ i ‘Landways International’. Ndërkohë, arrest shtëpie është caktuar për Elton Marini ortak i shoqërisë private dhe Gazmend Haxhia – Pronari i ‘Landways International’, por për të nuk është ekzekutuar masa e sigurisë pasi ndodhet jashtë shtetit. Në detyrim me paraqitje janë Bledar Leka e Bjona Zijaj, konsulentë financiarë.

SPAK thotë se nga kontrollet dhe përgjimet ka siguruar prova, për secilin mes tyre edhe një fletore e sekuestruar Ermaul Kurtulajt. Prova vlerësohen edhe dokumentet për restorantin Gzona dhe për një automjet që deklarohen si pasuri të fshehura nga ish-ministri Beqaj.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button