Aktualitet dhe Lajme

Trafikonte emigrantë, shqiptari arrestohet në Slloveni

Share

Arrestohet një kontrabandist shqiptar në Slloveni. Dje, më 4 korrik, rreth orës 13:30, në ish-pikëkalimin kufitar Starod, ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë, në lagjen Ilirska Bistrica, ka mbërritur me një mjet Nissan, një shtetas shqiptar 24 vjeç.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë konstatuar se personi në automjet mbante 32 persona, mes të cilëve 9 fëmijë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Sllovenisë nga Kroacia.

Drejtuesi i mjetit është vendosur në paraburgim. Të huajt, të gjithë shtetas turq, kanë aplikuar për azil.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button