Aktualitet dhe Lajme

39-vjeçari vret bashkëjetuesin e ish-gruas së tij në Fier

Share

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur para pak minutash në qytetin e Fierit. Një 39-vjeçar ka qëlluar me thikë pas një sherri bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes së tij. Autori me iniciale Xh. M. është arrestuar nga policia. Për pasojë 23-vjeçari me iniciale Xh.B. ka ndërruar jetë në spital. 

“Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit” – thuhet në njoftimin e policisë. 

Lajmi po përditësohet…



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button