Aktualitet dhe Lajme

A do t’i hiqet mandati? Sot do të merret vendimi, momenti kur Fredi Beleri mbërrin në KQZ

Share

Kryebashkiaku i zgjehdur i Himarës, Fredi Beleri, nën masa sigurie, ka mbërritur në ambientet e KQZ, pasi do të marrë pjesë në seancën ku do të shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të tij.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, vendosi dje që shqyrtimi i mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit të zhvillohej ditën e sotme.

Avokatja e Belerit kërkoi që ai të dëgjohet në seancë, pasi sipas saj Beleri nuk është njoftuar për këtë procedurë.

Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Më vonë ai u dënua me dy vite burg nga Shkalla e Parë dhe e Dytë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Aktualisht Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet i partisë Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button