Aktualitet dhe Lajme

Rama i damkosur për sistemin e shëndetësisë, ka kryer genocid ndaj shqiptarëve

Share

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve ka akuzuar drejtëpërdrejtë kryeministrin Edi Rama si personi përgjegjës që ka shkaktuar krime kundër njerëzimit në lidhje me skandalet në shëndetësi. Më tej berisha u shpreh se ky krim është 600 herë më i madh se kur drejtori i tij, ministra e tij lënë për tre vite pa mjekim radioterapeutik me brankoterapi 600 gra dhe vajza shqiptare që vuajnë nga sëmundje neoplazike.

“Mirëmbrëma të dashur qytetare dhe qytetarë, qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionarë të kauzës së drejtë të shqiptarëve. Një përshëndetje të përzemërt ju, një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme, që me fjalën e tyre u thonë shqiptarëve të vërtetat që fsheh me censurën regjimi i drogës, vjedhjes dhe krimit, regjimi i Edi Ramës. Të dashur miq, të dashur qytetarë dhe qytetare, sot kreu i narkoshtetit shkoi në një takim me elitën mjekësore të vendit. I damkosur para shqiptarëve për sistemin e shëndetësisë që ndërtoi, sistemin më korruptiv të planetit, ai para mjekëve, drejtuesve të klinikave, foli për krime kundër njerëzimit. Të dashur miq, kurrë ndonjëherë nuk kam qenë më dakord se sot me Edi Ramën kur foli për krime kundër njerëzimit.

Dua ta kemi të qartë se ai është autori më i madh i krimeve kundër njerëzimit dhe i gjenocidit kundër shqiptarëve me krijimin e kushteve për shpopullimin e tyre. Por meqenëse ai, krimet kundër njerëzimit me të drejtë i lidhi dhe me krimin ndaj një njeriu, të një mjeku apo personeli mjekësor, i them se në këtë aspekt ai u përpoq të mbulojë krimet e shëmtuara kundër njerëzimit që ka shkaktuar ai personalisht, ministrat e tij ndaj të sëmurëve, ndaj shqiptarëve në sistemin e korruptuar dhe të falimentuar të shëndetësisë shqiptare. Është e vërtetë që një mjek, një infermier që pasurohet në dëm të jetës së një të sëmuri, kryen një krim të shëmtuar.

Por ky krim është 600 herë më i madh kur drejtori i tij, ministra e tij lënë për tre vite pa mjekim radioterapeutik me brankoterapi 600 gra dhe vajza shqiptare që vuajnë nga sëmundje neoplazike. Dhe që i lënë për tre vite në mëshirë të vdekjes, në mëshirë të sëmundjes. Mos do të mbulosh ti me sulmin me një rast të veçantë, krimin makabër që kryen duke lënë pa mjekim për tre vite me radhë 600 të sëmura. Me mjekimin që mund të ndryshonte rrënjësisht prognozën dhe jetën e tyre,” tha Berisha.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button