Aktualitet dhe Lajme
FOTOT/ Kush janë të arrestuarit nga Antidroga në Tiranë? Tentuan të largohen me vrap, por…
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/06/640-0-640-0-1719390516x07f74fc7-78a7-4f30-b1b8-54646b1f1bf9-898-910.jpeg)
Këto që shihni në foto janë tre të rinjtë e arrestuar nga operacioni i zhvilluar nga Antidroga në Tiranë.
Gazetari Esido Barkaj mëson se në pranga kanë rënë Ervin Rakipi, Xhelo Ajasllari dhe Paolo Shyti.
Të rinjtë u vunë në pranga teksa tentonin të shisnin një sasi kokaine prej 1.1 kg.
Arrestimi i tyre u bë në afërsi të rrugës “Myslym Shyri”, teksa raportohet se gjatë aksionit 3 personat kanë tentuar të largohen me vrap, por janë kapur nga agjentët e antidrogës.
/a.r
Huazuar nga Javanews.al