Aktualitet dhe Lajme

Nga dielli në shi. Moti i keq mbërthen Kosovën, përmbyten rrugët në Prishtinë

Share

Kosova është përfshirë pasditen e së dielës nga reshjet e shiut me intensitet të lartë, shoqëruar edhe me breshër.

Moti i keq ka mbërthyer të gjithë territorin e vendit, por situata më e rënduar paraqitet në Prishtinë, me rrugët qe janë përmbytur dhe janë bërë thuajse të pakalueshme për automjetet.

Gjithashtu raportohen dëme nga bizneset. Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët që të shmangin daljet duke qëndruar në shtëpi ndërsa ekipet e emergjencave kanë dalë në terren.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button