Aktualitet dhe Lajme

Video/ Spanja, likuidon Italinë: La Roja dominon e fiton me autogolin e Calafiori

Share

1-0 ka përfunduar përballja mes Spanjës dhe Italisë në sfidën e dytë të vlefshme për Grupin B të Euro 2024. Pavarësisht rezultatit minimal të siguruar nga Spanja, dominimi i tyre ishte i frikshëm, duke regjistruar statistika mbresëlënëse. Një rezultat që i jep shpresë Shqipërisë, që duhet të luajë ndeshjen e fundit me iberikët e kualifikuar si të parët në grup.

Përballja u vendos nga autogoli i Calafiori në minutën e 55′. Spanja me këtë rezultat sigurin vendin e parë në grup me 6 pikë. Skuadra e De La Fuente, regjistroi plot 7 goditje në kuadrat, kundrejt vetëm 1 të Italisë, katër minuta nga fundi me Cristante. Donnarumma ishte padyshim më i miri për të kaltrit, duke shmangur një goleadë të mundshme.

Një leksion futbolli i skuadrës së De La Fuente që theu Italinë në çdo aspekt duke treguar se diferenca mes tyre në këtë moment është e frikshme. Në duelet e ditës së hënë, Italia do të përballet me Kroacinë, ndërsa Spanja me Shqipërinë.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button