Aktualitet dhe Lajme
Shuhet në moshën 88-vjeçare aktori Donald Sutherland
Donald Sutherland, aktori i njohur për rolet e tij në film dhe televizion ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. Ishte Kiefer Sutherland, djali i aktorit që konfirmoi vdekjen e babait të tij këtë të enjte.
“Unë personalisht mendoj se ai është një nga aktorët më të rëndësishëm në historinë e filmit. Asnjëherë nuk u tremb nga një rol, i mirë, i keq apo i shëmtuar. Ai e donte atë që bëri dhe bëri atë që donte, dhe askush nuk mund të kërkojë më shumë se kaq” – shkroi Kiefer Sutherland në rrjetin “X”.
Para se të kalonte në një karrierë të gjatë si një aktor i respektuar i personazheve, Sutherland mishëroi kinemanë e paparashikueshme, antiestablishment të viteve 1970. Gjatë dekadave, Sutherland tregoi gamën e tij në “Njerëz të zakonshëm” të Robert Redford dhe “JFK” të Oliver Stone. Së fundmi, ai luajti në filmat “Lojërat e urisë”. Ai kurrë nuk doli në pension, duke punuar rregullisht deri në vdekjen e tij. Një memoar për të do të dilte në nëntor.
“Më pëlqen të punoj. Më pëlqen me pasion të punoj” – tha Sutherland në 1998. “Më pëlqen të ndjej dorën time të përshtatur në dorezën e një personazhi tjetër. Ndjej një liri të madhe – koha ndalon për mua. Unë jam jo aq i çmendur sa kam qenë, por jam akoma pak i çmendur” – tha ai. ©LAPSI.al
Huazuar nga Lapsi.al