
Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, është detyruar të mbyllë adresat e tij në rrjetet sociale, pasi është bërë objekti i sulmeve dhe kritikave të tifozëve.
Që prej mbrëmjes së djeshme mbrojtësi kuqezi është nën akuza të vazhdueshme nga tifozët pasi e bëjnë përgjegjës për golin e Barelas, ku pas gjuajtjes së mesfushorit ai ul kokën dhe shmang kontaktin me topin.
Lexo më tej: Vetëm 15 minuta/ Ku gaboi Shqipëria në ndeshjen e parë të Euro24
Këto pamje kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale gjatë gjithë sfidës dhe pas saj, teksa nuk kanë munguar komentet ndaj mbrojtësit, i cili është detyruar që të mbyllë llogaritë personale pas sulmeve ndaj tij.
Huazuar nga Lapsi.al
Reklama