Aktualitet dhe Lajme

‘Shpërthen’ Idajet Beqiri: Meta po luan rolin e të sëmurit mendor

Share

Avokati Idajet Beqiri, duke komentuar deklaratat e Presidentit të PL-së, Ilir Meta sot pasi doli nga SPAK, tha se ai po bënë rolin e të sëmurit mendor duke e pasur si argument nesër kur t’i jepet masa e sigurisë.

Kështu deklaroi Beqiri në emisionin “3D nga Alban Dudushi” duke shtuar se, Ilir Meta ka kohë që nuk është në normalitet.

“Po bënë vetë apo e ka strategji? Apo është ajo që fillimisht thuhej si thashetheme që shkoi disa here në Gjermani dhe është përpjekur të nxjerr një raport mjekësor  që nuk është mirë mendërisht dhe mesa duket do të japi prova që nuk është mirë më të vërtetë.”

Sipas tij, ai faktikisht po luan rolin dhe këtë rol po e luan duke e pasur një gurrë për nesër dhe për masën e sigurimit që ka probleme të rënda shëndetësore, sidomos nga pikëpamja mendore, për mos e marr shumë seriozisht.

“Unë konstatoj që nuk më pëlqen zvarritja që po i bënë për çështjes SPAK sepse kallëzimet që kanë shkuar për gjithë aferat e Metës  me prova dhe me fakte”, u shpreh avokat Beqiri.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button