Aktualitet dhe Lajme

Shiti 82 kg kokainë, dënohet në Zvicër ish-futbollisti shqiptar: Kisha borxhe në Shqipëri

Share

9 vjet burg dhe 12 vjet dëbim nga Zvicra ishte dënimi me të cilin gjykata penale e Luzernit dënoi një 37-vjeçar shqiptar. Ai është i detyruar të paguajë edhe shpenzimet procedurale mbi 250 mijë franga. Ai është shpallur fajtor për posedim kokaine dhe trafikim. Përveç kësaj ai akuzohet për pastrim parash dhe hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në vend.

Dënimi me burg është marrë parasysh për tre vitet që i akuzuari ka vuajtur tashmë në paraburgim dhe në dënime të parakohshme me burgim. Paratë e sekuestruara në vlerë prej gati 110 mijë frangash do të konfiskohen. Aktgjykimi nuk është ende i formës së prerë dhe mund të kalojë në shkallën tjetër.

Gjyqi kishte të bënte me një rast “rekord” të trafikut të kokainës, siç shpjegoi në gjykatë prokurori publik përgjegjës. Në lidhje me operacionin “Autostrada”, Prokuroria Publike po zhvillon procedim ndaj disa personave të një grupi shqiptar. 37-vjeçari tashmë i dënuar, gjatë gjashtë muajve deri në arrestimin e tij thuhet se ka shitur gjithsej 82 kilogramë kokainë në 17 kantone.

Prokuroria ka kërkuar dënimin me dhjetë vjet burg dhe 15 vjet përjashtim nga vendi për ish-futbollistin profesionist. Sipas tyre ai kishte një status të lartë brenda organizatës kriminale.

Avokati mbrojtës, megjithatë, tha se klienti i tij kishte bërë vetëm “punën e pistë”. Ai kishte një pozicion të ulët brenda grupit sipas tij.

I akuzuari është babai i një djali të mitur me banim në Shqipëri. Ai ka deklaruar se i kishte lindur një borxh prej 20 mijë eurosh me pronarin e një lokali bastesh. Ai i ofroi t’i shlyente borxhet në Zvicër dhe i ka premtuar një pagë mujore prej 3000 frangash për shitjen e drogës./a.m.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button