Rama në Athinë, Spahiu: Mitsotakis e kërcënoi, por janë futur garant shërbime partnere të NATO-s
Analisti Kreshnik Spahiu në një lidhje me skype në emisionin Top Story në Top Channel tha se shërbime partnere të NATO-s janë futur garant për të mbrojtur kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës në Athinë.
Kjo vjen pas deklaratës kërcënuese të kryeministrit grek, Mitsotakis, sipas Spahiut, i cili i tha se nuk do t’ia lehtësojnë vizitën, e cila pritet të zhvillohet të dielën, 12 maj.
Spahiu: Duhet të ndërpresë me çdo kryeqytet por duhet të shkojë në Athinë, nuk duhet të shkojë në Evropë, nuk i njeh të drejtën e votës emigrantëve, është i aftë të numërojë turistë, por qytetarët shqiptarë që janë emigrantë, duhet të shkojë në Greqi dhe të ndalojë në shtetet të tjera se arsyet janë me dhjetëra që t’i kthejë haraçin Greqisë. Ata nuk njohin as të drejtën e gjuhës, as të shkollës, në këto kushte por shkak se ka krijuar një terren, për këto arsye për shkak të reciprocitetit.
Vënia e dinjiteti për të hequr dorë nga inferioriteti që kemi me Greqinë. Perëndimi është në krahun e Shqipërisë dhe jo në krahun e Athinës. Janë futur garant shërbime partnere të NATO-s, sepse deklarata e Mitsotakis ishte një kërcënim për jetën e kreut të shtetit shqiptar duke thënë që nuk do t’ia lehtësojmë, janë futur në lojë disa shërbime të huaja, duhet ta mirëpresin dhe nuk duhet ta lënë vetëm, kryeministri i Shqipërisë nuk mund të jetë në sheshin Omonia i pastrehë.
/a.r
Huazuar nga Javanews.al