Aktualitet dhe Lajme

Pse qet shkelma?

Share

Nga Kimete Berisha

1. Po thua që drafti i Lajçakut për Asociacionin të ka pëlqyer, por nuk pranon ta dërgosh në Gjykatën Kushtetuese, sepse Serbia nuk e ka nënshkruar.

Sa je i madh e ke gabim.

Pikërisht që nuk pranon Serbia ta nënshkruaj marrëveshjen, domethënë mirë është për ty….

Pse e lidh Asociacionin me Serbinë?

2. Perëndimi e sheh Asociacionin si punë të brendshme të Kosovës, ndërsa ti ke kërkuar që  Asociacioni të bëhet pjesë e marrëveshjes me Serbinë, si kusht për njohje të Kosovës nga Serbia.

Pra, ti nuk e trajton Asociacionin si çështje të Kosovës, por si çështje të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë.

Gabim e ke.

Unë të pyes: Pse pranon që t’ia japësh Serbisë Asociacionin (me kusht që Serbia të pranon shtet), e nuk ia plotëson kushtin e njëjtë Këshillit të Evropës (për t’u pranuar në Këshillin e Evropës).

Pse për ty më i rëndësishëm është pranimi i Kosovës nga Serbia se sa pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës!

– Përgjigju vetes se unë e di pse!

3. Nëse e çon draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, e plotëson kushtin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pa e paragjykuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Nëse për shembull Gjykatës s’do t’i ‘pëlqente’ as ky lloj Asociacioni, ti s’do të humbje asgjë, e do ta fitoje Këshillin e Evropës.

4. Insistimi yt që Asociacioni të jetë kusht mes teje e Serbisë, duhet të analizohet.

Nëse je i bindur se Asociacioni është gabim – mos e bëj.

Ama ta materializosh, ta bësh një gabim të pandreçshëm  (Asociacionin) për një njohje nga Serbia, që kur do të çnjeh, është gabimi më i madh.

5. Garancia që ia keni dërguar Këshillit të Evropës bashkë me presidenten dhe kryeparlamentarin (se do ta bëni Asociacionin) është pranim i kushtit, veçse pranim në mënyrë të pamençur dhe primitive.

Atë që e di se do ta bësh – bëje.

S’ka Asociacion të mirë, këtë ta garantoj.

Kështu qe, shtyrjen e zgjidhjes së problemit e bën veç në dëmin tënd.

6. Pse asnjë punë nuk e bën pa qit shkelma!

Ata 500 këshilltarët që i ke, m’i pá – a i njeh!

Asnjërit prej tyre, kurrë asnjëherë, një fjalë për këtë vend nuk u ka shpëtuar nga goja!

Një tufë që marrin paga badihava pa e folur asnjë fjalë.

Besa njërën e pashë një ditë grindej në shesh me njërën me zë të lartë…!

7. Asaj që i tutësh – të ndodh.

P.S. Tërë jetën ligjëroi kundër pasionit dhe kundër ndjenjave, stoiku Chrysippus e shkroi edhe librin kundër pasioneve.

Por, vdiq duke qeshur kur e pa majmunin duke hëngër fik…!


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button