Aktualitet dhe Lajme

Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për shqiptarin që vrau gruan në Itali! Si ndodhi krimi në familje!

Share

Prokurori italian Giovanni Battista Ferro ka kërkuar burgim të përjetshëm për Selami Bodin, i cili në tetor të 2023 vrau bashkëshorten e tij Etleva Bodi, duke e mbytur.

“Bodi duhet të shpallet përgjegjës për të gjitha faktet e regjistruara ndaj tij”, tha prokurori Ferro.

Gjatë hetimeve, policia zbuloi bisedat e çiftit falë analizave të celularëve dhe u provua se viktima kishte qenë pre e dhunës edhe në të shkuarën.

Etleva i kishte dërguar me mesazh Bodit më 3-4 tetor 2023, tre video në YouTube në gjuhën shqipe me lutje dhe monologje që fokusoheshin te temat “si të jesh burrë i mirë në fenë myslimane, të respektosh gruan e të mos e poshtërosh” dhe për “si ta trajtoni mirë gruan tuaj”.

Në takimet e mëpasshme në Shqipëri me familjen e saj, ku ishte i pranishëm edhe Imami, ajo e kishte bërë të qartë se donte të ndahej dhe të mos kthehej me të. Më pas burri i kërkoi falje dhe ata u kthyen në Itali.

Prokurori Publik është ndalur në disa mesazhe, në të cilat Etleva ka thënë “Unë do të tregoj atë që kam vuajtur, sepse më keni rrahur vazhdimisht”; “Më dërgove në spital dhe vazhdova të duroja”; “Më mirë të vdisja.”

Sipas asaj që doli në dëshmi gjatë fazës së gjykimit, gruaja ishte mbajtur larg familjes së saj dhe me radikalizimin islamik të burrit nuk do t’i lejohej praktikisht asgjë edhe për sa i përket mënyrës së veshjes (për dy vjet ajo nuk kishte përdorur as celularit).

“Bodi është fajtor për keqtrajtim, e ka poshtëruar! Keqtrajtimi është një krim i përbërë nga shumë gjëra bashkë. Kjo është dëshmia e vrasjes – vazhdoi ai – është krim që Selami nuk pranoi asnjëherë falje”.

Si ndodhi ngjarja:

Ka qenë tetor 2023, kur çifti i bashkëshortëve kishte nisur debatet. Sipas autorit, 41-vjeçarit Selami Bodi, gruaja e tij ishte mbyllur në dhomën e gjumit dhe kishte marrë në telefon një person.

I shoqi kishte hapur derën dhe ka vendosur duart në qafë duke e mbytur.

Ai e lëshoi vetëm kur ajo nuk po merrte më frymë dhe njoftoi ambulancën. Pas 35 minutash, mjekët kishin arritur të riaktivizonin funksionet e saj jetësore. Por më pas 31-vjeçarja, e cila ndodhej në gjendje kome, ndërroi jetë në një spital në San Paolo në Savona.

Çifti kanë katër fëmijë të mitur, të moshës nga 5 deri në 13 vjeç.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button