
Grupi i hakerave iranianë që publikojnë të dhëna dhe akuza në rrjetin Telegram për muxhahedinët e MEK që strehohen në Manzë të Durrësit, i njëjti grup që ka marrë autorësinë e sulmit kibernetik ndaj sistemeve të shtetit shqiptar, po nxit dhunë kundër muxhahedinëve.
Në një postim të fundit, i cili mban orën 17.11 minuta të kësaj të marte, ata bëjnë thirrje që shqiptarët të protestojnë ndaj atyre “që po u pijnë gjakun dhe të fitojnë atë çfarë meritojnë”.
Siç shihet në këtë mesazh të siguruar nga neësbomb.al në grupin e hakerave në rrjetin e komunikimeve “Telegram”, janë tre veprime që mund të ndërmerren nga njerëzit në dëm të muxhahedinëve dhe me sa para shpërblehet secili.
Pagesa, thuhet se do të bëhet përmes Bitcoin. “Filloni të mbushni xhepat tuaj”, është thirrja e hakerave, të cilët thonë se nëse djeg foton e muxhahedinëve dhe u dërgon atyre video, paguhesh 75 dollarë.
Nëse ndërmerr veprimin e dytë dhe bëhesh grup me minimalisht 2-3 persona dhe përsërit veprimin e parë duke djegur foto, shpërblehesh me 200 dollarë. Nëse zgjedh hapin e tretë dhe shkon të hedhësh molotov në kampin e Durrësit, shpërblimi është 1.000 dollarë.

© Newsbomb.al
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo
Huazuar nga newsbomb.net
