Izraeli pranon presionin nga SHBA, do të dërgojë ndihma humanitare në veri të Gazës

Share

Ditën e hënë Izraeli do të nisë dërgimin e ndihmave humanitare në veri të Rripit të Gazës, duke pranuar kështu presionin nga Shtetet e Bashkuara.

Këtë e ka bërë të ditur televizioni publik Kan.

Dje UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët, njoftoi se kishte pezulluar shpërndarjen e ndihmave.

Sipas Kan, kamionët e ndihmës nga Egjipti do të inspektohen në vendkalimet Niztana dhe Kerem Shalom me Izraelin.

Ato do të vazhdojnë në territorin izraelit deri në sektorin verior të Rripit.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button