Zjarr në një banesë në Elbasan, për ҫfarë dyshohet

Share

Në orët e para të mëngjesit të sotëm,  në fshatin Kuqan të Elbasanit ka rënë një zjarr në një banesë, ku si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Informacion paraprak/Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kuqan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. K., 60 -vjeç.

Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije në oxhakun e banesës, i cili ka qenë i ndezur.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button