Parashikimi i motit 18 shkurt 2024

Share

Moti në vendin tonë, do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe i ngrohtë, ku do të dominojë konkretisht në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës, do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë, si në orët e mëngjesit edhe në orët e mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 1°C temperatura më e ulët deri në 21°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 1 – 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 18 shkurt 2024 appeared first on Albeu.com.


Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button