Buxheti 2024, Basha: Do dorëzojmë amendament në Kuvend, 50 milionë euro ndihmë ushtarake për Kosovën

Share

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një konferencë për gazetarët u shpreh se të hënën se do të depozitojë një amendament në Kuvend, për t’i dhënë një ndihmë ushtarake Kosovës.

“Javën tjetër, ditën e hënë, PD do dërgojë një amendament në Kuvend për buxhetin e shtetit dhe do kërkojë rreth 5 miliardë lekë lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën. Kam parasysh financa në dispozicion të autoriteteve të Kosovës për të përforcuar kapacitete e tyre mbrojtëse. Me këtë hap, Republika e Shqipërisë do të tregonte një vetëdije të re sa i takon kursit të zhvillimeve në Ballkan dhe kërcënimeve që përbëjnë rrezik për paqen dhe sigurinë”, tha Basha.

Ai u shpreh se pret seriozitet për këtë çështje, së pari nga qeveria dhe së dyti nga aktorët e tjerë duke shtuar se patriotizmi nuk është thjesht këndimi i himnit kombëtar.

“Pres seriozitet dhe përkushtim, së pari nga qeveria dhe nga aktorët e tjerë. Patriotizëm nuk do të thotë të këndosh himnin, patriotizëm do të thotë të jesh i gatshëm të jesh në mbrojtje të Kosovës dhe të interesit kombëtar. Amendamenti do të paraqitet të hënën në Kuvend.”, tha Basha.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama

Related Articles

Back to top button